Skip to content

Në Shqipëri qënkan gjetur miliarda nëntokë??? Grekët dhe SHBA gati të hapin kompaninë e madhe! Cili ishte pazari i Ramës me Kimberly

Kompania greke AKTOR dhe amerikania “BNI” janë bërë bashkë për të marrë nikelin dhe kobaltin shqiptar…

Një investim i ri në sektorin minerar në Shqipëri, me përfshirje greke dhe amerikane, po shihet si një zhvillim që shkon përtej aspektit ekonomik dhe lidhet me interesat strategjike të Perëndimit për sigurimin e lëndëve të para kritike.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, grupi AKTOR ka njoftuar hyrjen në tregun minerar shqiptar përmes një marrëveshjeje me BNI Foundation për kërkimin dhe shfrytëzimin e nikelit dhe kobaltit, dy minerale kyçe për prodhimin e baterive për automjetet elektrike dhe sistemet e ruajtjes së energjisë.

Marrëveshja parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët sipas ligjit shqiptar, ku AKTOR do të zotërojë 51% përmes degës së tij AKTOR Metal, ndërsa 49% do të mbahet nga BNI Foundation. Investimi i plotë mund të arrijë deri në 1 miliard euro.

Sipas burimeve të tregut të cituara nga “Kathimerini”, projekti mbështetet në masë të madhe nga kapital amerikan dhe do të asistohen teknikisht nga kompani me bazë në SHBA, duke e vendosur Shqipërinë në një rol të rëndësishëm në zinxhirin perëndimor të furnizimit me minerale strategjike.

Ky zhvillim vjen në një moment kur SHBA dhe Bashkimi Europian po përpiqen të ulin varësinë nga Kina, e cila aktualisht kontrollon pjesën më të madhe të përpunimit global të nikelit dhe kobaltit.

Fokusi i investimit është zona e Bilishtit, ku vlerësimet tregojnë për mbi 500 mijë ton nikel dhe 25 mijë ton kobalt, duke e bërë atë një nga rezervat më të mëdha në Europë. Projekti përfshin jo vetëm nxjerrjen, por edhe ndërtimin e impianteve të përpunimit.

Megjithatë, artikulli i Kathimerini sugjeron se marrëveshja nuk mund të shihet e shkëputur nga zhvillimet e fundit politike. Sipas gazetës, shpallja e saj lidhet me një vizitë të fundit në Tiranë të drejtuesit të AKTOR, Alexandros Exarchou, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ku u zhvillua një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim, i zhvilluar në mbrëmje dhe pa transparencë publike mbi përmbajtjen e diskutimeve, ka nxitur spekulime në qarqe politike dhe ekonomike për një koordinim më të gjerë rreth projektit.

Në këtë kontekst, përfshirja e kapitalit amerikan dhe prania diplomatike në nivele të larta sugjerojnë se projekti në Shqipëri është pjesë e një strategjie më të gjerë gjeopolitike, ku vendi mund të shndërrohet në një hallkë kyçe për furnizimin me minerale kritike për ekonominë e energjisë së pastër.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse dhe si këto zhvillime janë diskutuar në takimet e fundit në Tiranë, ndërsa mungesa e informacionit zyrtar për përmbajtjen e tyre vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi transparencën dhe dimensionin real të kësaj marrëveshjeje. /Pamfleti

Published inBank

Comments are closed.