“’Blini miell dhe fasule, raftet do zbrazen!’ Alfred Cako: Rama po bën gjithcka me agjenturat e huaja, ja çfarë do i ndodhë Shqipërisë
Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë deklarata të forta në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe zhvillimet në vend. Ai ngre një sërë pretendimesh për mënyrën se si Rama po vepron në funksion të mbijetesës politike, duke sugjeruar se mund të jetë nën ndikimin apo presionin e faktorëve të huaj. Në fjalën e tij, Cako lidhi këto pretendime edhe me çështje ndërkombëtare dhe zhvillime gjeopolitike, duke përmendur bashkëpunime të mundshme me shërbime sekrete, si dhe skenarë më të gjerë që, sipas tij, mund të përfshijnë rajonin dhe më tej. Ai foli gjithashtu për zhvillimet në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje mbi burimet e financimit dhe qëllimin e projekteve të shumta urbane.
Ja çfarë thotë Alfred Cako:
“Edi Rama duket sikur po i kalon të gjitha limitet, të gjitha vijat e kuqe. Po ndjek vetëm axhenda personale, gjithçka edhe në funksion të mbijetesës së vetë. Dhe mua darka me ambasadoren greke, më ngjan që kryeministri sa herë ndihet i kërcënuar, shkëput nga një copë mish, ia pret Shqipërisë dhe ia jep këtyre që e kërcënojnë, e kanë peng. Ky takim sikur është pak i ngjashëm me atë takimin me McGonigal. Dhe më duket sikur ky gjithnjë e më shumë zhytet në këto dhe punon për axhendat e të huajve. Më duket sikur është një njeri që bashkëpunon me sionistët, ndoshta dhe me Mossadin, me shërbimet sekrete të cilët mund ta kenë në një thes ashtu si Trump-in me çështjen e dosjes së Epstein.
Edhe këtë me rastin e McGonigal-it ose edhe me veprime të tjera sepse këta kanë edhe një bankë, ABI Bank këtu, kanë aktivitete financiare, kanë transferta të cilat i monitorojnë, gjithë flukset e transfertave ata që janë pronarët e vërtetë të shtetit të Izraelit që janë dinastia Rothschild. Dhe këta i mbajnë në darë dhe në presion dhe në trysni dhe këta i garantojnë që nuk do të bëjë gjë Trump-i, kështu që ti do vazhdosh të bashkëpunosh me ne. Mua më duket sikur ka një marrëveshje, me këto ndërtimet e pafund, këto ndërtimet që duan të bëjnë atje në Rioll, në Adriatik, këtej nga zona e lindjes së Tiranës.
Ka një numër të madh ndërtesash, po ndërtohen kullat. Të gjithë këto kulla nuk merret vesh ku janë burimet e financimit dhe unë mendoj që këto bëhen me orientimin dhe me drejtimin e shërbimeve sekrete të cilat kanalizojnë para të pista që ndërtohen gjithë këto kulla. Dhe ndoshta këta e kanë si skenar numër dy gjatë luftës që po bëjnë me Iranin, në rast të ndonjë shkatërrimi apo ndonjë kërkese të popullatave të brendshme të Izraelit, që janë rreth 10 milionë banorë, për t’u larguar një pjesë e madhe e tyre për çështje sigurie dhe mbijetese. Sigurisht që disa territore që ata i preferojnë shumë janë ishujt e Egjeut, janë ishujt grekë, është Çamëria e Greqisë ose jugu i Vorio-Epirit që e quajnë këtë, është pjesa e bregdetit të detit Jon dhe sigurisht qendrat e mëdha industriale si Tirana, qendrat e mëdha ekonomike dhe demografike siç janë Tirana, Durrësi, Elbasani. Dhe këtu janë ndërtuar një numër i madh ndërtesash që janë bosh dhe të gjithë njerëzit thonë: “Ore përse ndërtohen gjithë këto kulla? Shqiptarët po ikin, për kë po bëhen këto kulla?”. unë kam dyshimin që ky Rama është duke bërë një skemë të madhe duke bashkëpunuar me këta për të sjellë në ndonjë rast të këtillë qytetarë nga Izraeli për të jetuar këtu në Shqipëri dhe po punon që Shqipëria të jetë një nga pjesët e atdheut të tyre të dytë që ata duan të ndërtojnë në rast rreziku.
Njëkohësisht unë parashikoj dhe shikoj që do të ketë një zgjerim të luftës në rajon. Këto shtetet, në Lindjen e Mesme flas, këto shtetet që kanë qenë mbështetëse të politikave të Shteteve të Bashkuara duke i lejuar që ata të ndërtonin baza dhe të drejtonin politikat gjeopolitike të këtyre vendeve, kanë një presion të madh, një trysni pavarësisht se shumica e tyre janë sunitë dhe po goditen nga Irani, siç thotë ministri i jashtëm: “Për shkak se ne s’mund të godasim dot tokën amerikane, kështu që godasim objektet e tyre nga nisen sulmet kundër nesh”. Dhe ka një presion të madh dhe ndryshe nga herët e tjera ku sunitët kanë pasur një urrejtje të madhe ndaj shiitëve në rajon, ndaj persëve iranianë, këtë radhë duket se skema do ndryshojë dhe gjithë Lindja e Mesme mund të marrë flakë dhe të përvëlohet dhe të përfundojë me një Armagedon që do jetë Armagedoni i parë. Në këtë moment unë druaj se do të fillojë dhe lufta e Greqisë kundër dhe rusëve kundër Turqisë dhe nga ana tjetër me nxitjen e Putinit mund të ketë një fillim të luftës dhe sulmit serb mbi Kosovë dhe përfshirjen automatikisht të gjithë popullit shqiptar në Kosovë, në Mal të Zi, pra ndezjen e gjithë rajonit.
Rama ka thënë këto kohë që po u sulmua Kosova, ne do të jemi automatikisht në luftë, gjë e cila s’është e nevojshme të thuhet, sepse shqiptarët janë të gjithë bashkë. Kosova është një krahinë e popullit shqiptar si gjithë krahinat e tjera dhe gjithë populli shqiptar normalisht, në qoftë se ka vetëdije, duhet të ngrihet si një trup i vetëm. Por unë mendoj që këto janë të organizuara nga një dorë të cilat duan depopullim, shkatërrim dhe pastaj vendosjen e rendit të ri botëror që do të jetë ata që do të ngelen me mikroçipim dhe vendosjen e identitetit dixhital, të cilin popujt evropianë nuk e pranojnë në këto mënyra paqeje, kështu që duhet një shkatërrim i madh. Dhe druaj se Evropa verilindore dhe këto vendet baltike, qytetet e mëdha të Rusisë si Shën Petersburgu, Moska edhe qytete të tjera mund të goditen dhe ato.
Deti i Zi mund të bëhet një skenë e luftërave të mëdha navale dhe ajrore dhe të ketë, pra, të jemi pranë një Armagedoni edhe këtu në Evropën Verilindore, në kufijtë midis Lindjes dhe Perëndimit në qoftë se mund ta themi kështu. Dhe është një skenar i keq dhe në qoftë se ndodh kjo, kjo mund të ndodhë shumë shpejt, këto ngjarje kur fillojnë janë reaksione zinxhir dhe kriza e parë që do të ndodhë është kriza ushqimore, ajo që unë ju kam thënë dhe herë të tjera shqiptarëve. Sot janë plot këto raftet, por unë i këshilloj shqiptarët që të marrin ushqime që rrojnë gjatë, të mbledhin miell, grurë, fasule të cilat mund të rrojnë gjatë duke i mbajtur në frigorifer, trahana, oriz që rrojnë shumë, po pasi ta kalojnë njëherë në furrë 70° e t’i paketojnë, t’i mbyllin mirë pa ajër dhe të jenë të kujdesshëm.
Të shihni sa ka ushqime. Ka shumë njerëz që qeshin, kanë qeshur me mua, po kur vjen momenti pastaj janë një pjesë shumë e vogël e atyre që qeshin, që kërkojnë falje. Kurse pjesa tjetër nuk guxon të kërkojë falje, po mezi pret që unë të them ndonjë gjë tjetër që ata s’e mendojnë edhe të fillojnë prapë të tallen e të sulmojnë. Po pak rëndësi ka, kjo është detyra jonë.”

Comments are closed.