Ka zgjedhur një mënyrë jo të zakontë për të kryer vetëvrasje një 45-vjeçar nga Gjakova. Babai i tre fëmijëve ka shkuar pranë varrit të të atit, i cili kishte ndërruar jetë vite më parë dhe ka pirë acid duke i shkaktuar vetes vdekjen e menjëhershme.
Kolë Marku 45 vjeç nga fshati Dol në Komunën e Gjakovës u gjet i vdekur mbi varrin e babait të tij nga djali i madh 15 vjeç.
Sipas familjarëve, 45 vjeçari nuk kishte motive që ta shtynin të vriste veten.
Para se ta kryente aktin e vetëvrasjes, i ndjeri kishte telefonuar gruan dhe djalin për t’u dhënë lajmin se e ka ndërmend t’i jepte fund jetës duke u treguar vendndodhjen se ku planifikonte ta kryente vetëvrasjen.
Viktori, vëllai i të ndjerit thotë se ende nuk i di motivet që e kanë shtyrë atë të krynte aktin e vetëvrasjes.
Ai tha:
Vëllai i ka pas i ka pas 45 vjeç. Nuk ka pas ndonjë problem. Nuk ka qenë i shqetësuar apo depresiv. Ai ka ba vetëvrasje tek varri i babës. Ai para se ta kryente aktin e ka lajmëruar familjen, gruan dhe djalin, edhe kur kemi shku na e kemi gjet pa shenja jete”.
Por Viktor Marku tregon se i ndjeri kishte pasur probleme me pijen. Madje tek vendi ku është kryer vetëvrasja është është gjetur edhe një shishe me birrë.
Ai tha:
Kola ka punu këtu me neve, me punë të shtëpisë. Ai ka pi”.