Një koment i bërë së fundmi nga Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” ka nxitur reagime jashtë mureve të spektaklit.
Gjatë një bisede, banorja është shprehur lidhur me mirditorët, duke i etiketuar ata me fjalët “janë të pabesë”.
Ky përgjithësim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe nuk ka kaluar pa u vënë re nga personazhet e njohur.
Përballë kësaj deklarate, modelja Adrola Dushi, e cila ka treguar gjithmonë krenari për origjinën e saj nga Mirdita, ka ndarë një qëndrim publik në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në “InstaStory”, pa përmendur drejtpërdrejt emra apo situatën specifike në reality show, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij etiketimi me një mesazh të shkurtër: “Vlerat nuk bërtasin, MIRDITA i jeton.”

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, Selina ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj të forta dhe debateve të drejtpërdrejta, të cilat kanë prodhuar reagime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Comments are closed.