Belinda Balluku është shfaqur sërish në publik pasi maxhoranca socialiste, me votat e saj në Kuvend, refuzoi t’i hiqte imunitetin e deputetes dhe për t’i hapur rrugën drejtësisë për ta arrestuar për shkeljet me tenderat.
Ish zëvendës kryeministrja po merr pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Durrës.
Në pamjet e siguruara nga Neës24, shihet ish numri dy i qeverisë teksa hyn në godinë së bashku me Blendi Klosin.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçmi ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë që me forcën e kartonit socialistët e rrëzuan, duke penguar drejtësinë që të japë një masë më të rëndë sigurie.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së nga Asambleja e kësaj force politike, foli për drejtësi të pavarur. Ai tha se dikur sistemi i drejtësisë nuk ka qenë as i lirë dhe as i pavarur.
Ndonëse paradoksale deklarata e tij, pasi duke iu referuar rastit më të fundit, çështjes “Balluku”, socialistët penguan SPAK që të arrestojnë Ballukun, duke mos i dhënë autorizimin në Kuvend.
Dosja ndaj Ballukut është voluminoze me prova dhe fakte për abuzimet me tenderat publikë, por pavarësisht kësaj mazhoranca rrëzoi Prokurorinë e Posaçme duke i dhënë mbrojtje politike Ballukut.
“Drejtësia është venë në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë. Më parë, ajo nuk ka qenë kurrë e lirë dhe as e pavarur, e paanshme jo e jo. Me vjen keq që ta them për ata që e kërkojnë nga ne dhe për ata që na akuzojnë, s’ka të bëjë fare me ne. Ne e kemi dorëzuar shpatën e pushtetit gjyqësor te pushteti gjyqësor.
Kemi qeverinë e vendit, por jo të sistemit të drejtësisë. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë, të paktën unë jo, por dhe të tjerë, që i kam ndarë këto çështje lidhur me këtë temë, iluzionin që gjithçka do të funksiononte sahat, në një kohë kaq të shkurtër. Gjërat nuk do të shkonin siç duhet të shkojnë, se s’kanë si shkojnë ndryshe kur ngrihen institucione të reja.
Një gjë dua ta përsëris, fjala e mençur e fqinjëve tanë nga tjetër e Adriatikut, që thonë; bebja nuk mund të hidhet kurrë poshtë, bashkë me ujin e pisët, duhet të na udhëheqë në këtë rrugë. Durimi ynë duhet të jetë heroik, përballë gjithë llumit që na vjen nga të katra anët, për të cilët skam asnjë dyshim, ku historia do të mbajë mend vetëm PS. Do të mbajë mend këtë kohë dhe të pavarësisë, të gjitha të tjerat do t’i marrë era.
Por ndërkohë ne jemi në këtë kohë, jemi PS dhe duhet të përballemi me llumin që vjen drejt nesh, me gjithfarë akuzash dhe shprehjesh të barbarisë që karakterizon një periudhë ku demokracia është ende një qenie në formim e sipër dhe jo plotësisht e formuar. Është e bukur se si është kthyet historia se ata dilnin dhe thonin; kjo është lojë!”, tha ai.

Comments are closed.