Skip to content

Lajm i dhimbshëm për Shqipërinë! Ndahet nga jeta njeriu i madh që ndërtoi diçka që askush se kishte bërë më parë

Një lajm i kobshëm ka mbërritur mesditën e sotme nga Durrësi ku mësohet se është ndarë nga jeta ndërtuesi i batiskafit të parë shqiptar, Thoma Berberi.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga të afërmit e Berberit të cilët kanë bërë publike vdekjen e tij.

Beberi do të mbahet mend për pasionin që kishte për detin dhe veprimtaritë ujore përfshirë këtu: peshkim, zhytje, eksplorim si dhe arkeologji nënujore.

Kush ishte Thoma Berberi? 

Thoma Berberi, apo siç e njohin të gjithë Mai, në vitet ’70 realizoi një sipërmarrje që pak veta do e vlerësonin të guximshme.

Së bashku me vëllezërit dhe një grup të vogël shokësh e bashkëpunëtorësh Mai arriti të ndërtonte batiskafin e parë, me të cilin u xhiruan skenat nënujore të filmit “Ballë për ballë”.

Në kohën e inagurimit, ndërtimi i batiskafit bëri shumë bujë. TVSH-ja u dedikoi një dokumentar më shumë se 20 minuta djemve të angazhuar në këtë projekt, ndërsa gazeta dhe revista të kohës e vlerësuan atë si një arritje mjaft të madhe të këtij grupi durrsakësh nën 30 vjeç.

E trishtë! Nahet nga jeta në moshën 76-vjeçare

Published inBank

Comments are closed.