Skip to content

Shqiptarët duke ndjekur Big Brother! gruaja gjendet e vdekur në dhomë, thuhet se

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Korçë, ku një 71-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Zana Qendro. Ajo u gjet pa shenja jete nga anëtarë të Shoqatës së Jetimëve, Dega Korçë, ku edhe vetë ishte pjesë. Kanë qenë pikërisht ata që të shqetësuar për mungesën e saj, janë interesuar dhe më pas kanë konstatuar vdekjen në banesë.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërriti policia, e cila kreu veprimet përkatëse hetimore, duke e cilësuar ngjarjen si vdekje natyrale.

Nga Shoqata e Jetimëve Dega Korçë, është bërë apel që 71-vjeçarja të mos mbetet e harruar, por të përcillet me dinjitet në banesën e fundit, sado modest të jetë organizimi.

Published inBank

Comments are closed.