Tr*nditet Edi Rama! Ilir Beqja sëm*ret rëndë në b*rg, i vendos kushtin e forte Kryeministrit: Me nxirr ose do të

Një furtunë e re duket se po afron mbi qeverinë “Rama” dhe goditja vjen nga brenda burgut. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i përfshirë në dy nga skandalet më të mëdha të dekadës, po përjeton një kolaps të thellë fizik (është sëmurë) dhe emocional në qelitë e paraburgimit. Sipas burimeve konfidenciale, Beqaj i ka dërguar një sinjal të qartë kryeministrit Edi Rama, se, nëse nuk vepron për t’i lehtësuar akuzat, ai është gati të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të zbulojë emrat e vërtetë që qëndrojnë pas aferave me koncesionet në shëndetësi dhe fondet e BE-së.

Bëhet fjalë për “kompetentin”, personazhin e mistershëm dhe të fuqishëm që Beqaj e konsideron si trurin e prapaskenave korruptive në qeveri, një figurë që mund të tronditë piramidën e pushtetit nëse ekspozohet. Presioni është i madh dhe frika në zyrat e larta të shtetit ka nisur të ndjehet. Mjekët e burgut kanë konfirmuar gjendjen e rënduar të ish-ministrit, ndërsa avokati i tij nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit, duke detyruar Gjykatën e Posaçme të shtyjë gjyqin dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Aktualisht, Beqaj përballet me dy akuza të rënda: një për aferën SASPAC, pra vjedhjen e fondeve të BE-së dhe një tjetër për koncesionin e sterilizimit, ku është nën masën e arrestit shtëpiak. Ai ka kërkuar që seanca të mos zhvillohet pa praninë e tij, duke paraqitur një recetë të gjatë me trajtime mjekësore që po merr në burg.

Por më e rëndësishme se kurat që po merr për trupin, është vendimi që po zien në mendjen e tij, a do të flasë? Megjithatë nëse Beqaj vendos të bashkëpunojë, drejtësia shqiptare do të hyjë në një fazë të re me pasoja të paparashikuara për nivelet më të larta të qeverisë. Burime pranë prokurorisë thonë se dëshmia e tij mund të hapë një dosje të re “të zezë”, ku përfshihen kontrata, pagesa, udhëtime dhe urdhra nga vetë zyrtarët më të lartë të shtetit. Pra “Ministri i heshtur” i Edi Ramës mund të kthehet në dëshmitarin më të rrezikshëm të dekadës. Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhje, Beqaj mund të ndryshojë jo vetëm rrjedhën e hetimeve, por edhe fatin politik të shumë të fuqishmëve.

Detajet

Konkretisht me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme (GJKKO) pezulloi afatet e paraburgimit për të pandehurit e dosjes sterilizimi. Kështu, ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, biznesmenit të koncensionit të sterilizimit Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, nuk do i llogariten ditët e paraburgimit, në rast se shpallen fajtorë dhe dënohen nga gjykata për akuzën vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Shkak për këtë vendim u bë mungesa e ish-ministrit Beqaj dhe avokatit të tij në seancën e parashikuar për këtë të mërkurë, ku do të parashtroheshin kërkesat paraprake të të pandehurve, siç mund të ishin kërkesat për një gjykim të shkurtuar apo me procedurë normale. Për çështjen e sterilizimit Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak, ndërsa në qelinë e paraburgimit në Durrës e mbajnë akuzat për dosjen SASPAC, të vjedhjes së fondeve të BE-së.

Ish-zyrtari i lartë paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli. Në deklaratën dërguar Gjykatës së posaçme Beqaj kërkoi që seanca mos të zhvillohej pa praninë e tij, ndërsa avokati i caktuar kryesisht kërkoi kohe te njihet me dosjen. Në këto kushte të zvarritjes së procesit prokurori kërkoi shtyrjen e seancës dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit, çka u pranua nga gjykata dhe seanca e radhës u la për më 7 maj.