Skip to content

E papritur! Selina fut hudhër në gjoks, arsyeja do t’ju çuditë

Në prime e sotëm, Selina është paraqitur pak më ndryshe.

Ajo ka treguar se në gjoks ka futur një thelb hudhre.

Sipas saj, kjo do ta ruajë nga mësyshi.

Pas daljes së Gimbos nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes banorëve janë shtuar ndjeshëm, pasi Selin ka zgjedhur të përplaset me shumicën e tyre.

Gjatë Prime, ajo pati një debat të ashpër me Rogertin, i cili e akuzoi Selinën  se ka përdorur meshkujt e shtëpisë për lojë.

Sipas tij, loja nuk fitohet duke përdorur meshkujt, por me përballje të drejtpërdrejta dhe qëndrime të forta.

Nga ana tjetër, Selin reagoi ashpër ndaj kritikave, duke kundërshtuar Rogertin për lojën e saj. Ajo u shpreh se çdo reagim i saj ka qenë pasojë e situatave të krijuara dhe e sjelljes së banorëve të tjerë.

Pjesë nga biseda:

Rogerti: Më ngeli fiksim kur i tha Arbri: ‘Ose do bashkohesh me Mirin, ose do bëhesh një luaneshë e fortë vetëm’. Problemi është që ka dy ditë, që sa herë do debat, thotë: ‘Kam festë’. Rri vetëm pas meje dhe Juelës. Luaneshat ecin me katër ose pesë copë dhe nuk rrinë pas derës. Mua më duket Selin që nuk ia ka idenë e lojës. Do të përdori Shëndritin, do të përdori Mateon. Unë i them Selinës që nuk fitohet loja me konotacione seksuale. Loja fitohet duke u përballur me njerëz që nesër-pasnesër mund të kesh probleme. Një prej tyre është Miri.

Miri: Mua më ka bërë përshtypje një debat që kishte me Brikenën këto ditë. Nëse kjo është një tezë që ti e mbron, atëherë pse në momentet kur unë thoja që krevati është beteja jonë, pse ti i jep zë kaq fortë dhe je krenare për këtë gjë.

Selin: Miri kalon te krevati sepse ajo është loja e tij këtu brenda. Ndërsa Rogerti, si mund të mund të analizojë lojën e një banori tjetër, kur loja e tij është e dështuar. Nuk mund të çohet Rogerti dhe të më thotë që nuk është përballur me banorët. Mali për shembull merret akoma me historinë e krevatit. Me Mirin jam përballur në disa debate që Miri akoma i komenton. Rogertit duhet t’i vijë shumë turp që më përmendi bamirësinë. Sa për lojën time, mund të mos ketë qenë korrekte në të gjitha pikat, por sa herë që kam agravuar ka qenë shkak-pasojë e personit që kam pasur përballur. Sa i përket krevatit, unë nuk kam qenë krenare për këtë gjë.

Published inBank

Comments are closed.