Skip to content

Sot ne orën 10! Rama e njofton me urgjencë, e pabesueshme, pritet që

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme në orën 10:00 drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja vjen menjëherë pas ndryshimeve të drejtuesve politikë në disa qarqe, të prezantuara në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Ndryshimet kanë prekur disa nga figurat kryesore politike në qarqe, ndërsa disa drejtues janë konfirmuar në detyrë.

Rama largon disa drejtues qarqesh
Në mbledhjen e Asamblesë së PS, Edi Rama ka vendosur të largojë disa drejtues politikë qarqesh, mes tyre Elisa Spiropalin, Benet Becin, Eduard Shalsin dhe Emirjana Sakon.

LEXO EDHE: Kryeministri që në mëngjеs jер lаjmin е mirë рër реnsiоnistët
Powered by Inline Related Posts
Spiropali është zëvendësuar në Qarkun Tiranë nga Taulant Balla, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është caktuar Ogerta Manastirliu. Në Durrës, Emirjana Sako është zëvendësuar nga Blendi Klosi.

Ndryshime janë bërë edhe në qarqet e veriut, ku Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë, ndërsa Enea Karakaçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër. Ulsi Manja është zhvendosur në Dibër, ndërsa Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës.

Lista e drejtuesve politikë të qarqeve
Pas ndryshimeve, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe janë:

Qarku Tiranë – Taulant Balla
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Qarku Durrës – Blendi Klosi
Qarku Lezhë – Ermal Nufi
Qarku Shkodër – Enea Karakaçi
Qarku Dibër – Ulsi Manja
Qarku Kukës – Erjon Malaj
Qarku Elbasan – Arbjan Mazniku (konfirmohet)
Qarku Berat – Ervin Demo (konfirmohet)
Qarku Fier – Belinda Balluku (konfirmohet)
Qarku Vlorë – Bledi Çuçi (konfirmohet)
Qarku Gjirokastër – Mirela Kumbaro (konfirmohet)
Qarku Korçë – Niko Peleshi (konfirmohet)

Published inBank

Comments are closed.