I ftuar këtë të diel në programin “Big Brother VIP Fan Club”, ish-banori Gimbo ka ndarë me publikun detaje nga ditët e tij të para pas përfundimit të rrugëtimit në reality show.
Gjatë bisedës në studio, ai është ndalur te një zhvillim mjaft i rëndësishëm për të jashtë kamerave: takimi me familjarët e Selinës, partneres së tij në lojë.
Gimbo zbuloi se pritja nga ana e familjes ka qenë tejet mikpritëse dhe se ai ka arritur të krijojë një raport të afërt me ta, duke theksuar veçanërisht bisedën dhe vlerësimin që ka marrë nga babai i banores.
Lidhur me këtë takim dhe mbresat e lëna, ai u shpreh saktësisht:
“Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selin, gëzoj respekt shumë të madh për ta, po ashtu edhe ata për mua.. më ka pëlqyer shumë vlerësimi i babait të Selin ndaj meje, edhe më pëlqyer shumë që më ka parë me atë sy, që qëllim im (ndaj Selin) nuk ka qenë asnjëherë i keq, as nuk është as nuk ka për të qenë. Edhe më ka pëlqyer shumë fjala “të shohim si djalin tonë”, edhe kur jam takuar me ata jam ndjerë sikur i njoh prej 100 vitesh, jam ndjerë shumë i afërt me ta.”
Përveç prindërve, ish-banori zbuloi se ka gjetur një gjuhë të përbashkët edhe me vëllain e Selinës, Onno-n, me të cilin ndan jo vetëm të njëjtën moshë, por edhe fushën profesionale.
“Onno-n e kam si shok, se jemi edhe e njëjta moshë, e kam edhe koleg. Kam folur me të shumë çlirët. Është djalë flori,” — shtoi Gimbo.
Kujtojmë se marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinës ishte një nga dinamikat më të ndjekura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Comments are closed.