Një shpërthim i fortë ka tronditur mëngjesin e së dielës zonën Piana del Sole në Romë, duke shembur dy ndërtesa 2-katëshe. plagosur rëndë 2 persona dhe duke lënë 2 të tjerë nën rrënoja.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar edhe godina të tjera përreth. Si pasojë, rreth 70 banorë janë evakuuar nga zona për arsye sigurie.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e via Tavagnasco me via Cigliè. Nga verifikimet e para, dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Comments are closed.