Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Majac të Podujevës përgjatë së dielës.
Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se i vdekur është një burrë, ndërsa dy gra janë gjetur të plagosura në një shtëpi.
E dyshuar lidhur me rastin është një grua, e cila është izoluar në shtëpi dhe po kërcënon me veprime që rrezikojnë jetën e saj.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Insajderin se bëhet fjalë për një të vdekur, teksa ka shtuar se në vendngjarje është nisur prokurorja e rastit, Bukurie Gjonbalaj.
Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në fshatin Majac të Podujevës.
Vdekjen e një personi e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, ka theksuar Gashi.
Sipas informacionit të Kallxo.com, viktima është një djalë, ndërsa janë plagosur një grua dhe dyshohet edhe një person tjetër.
Në vendin e ngjarjes janë prokurorja e shtetit, ekipet e Forenzikës dhe Policia e Kosovës.
Portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.

Comments are closed.