Skip to content

Jep frymën e fundit 30 vjeçarja,

Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Podujevë të Kosovës ku e reja e cila i mori jetën të dashurit dhe gruas së xhaxhait të saj, Ardita Gashi raportohet se ka dhënë frymën e fundit në spital.

Burime për Sinjal bëjnë me dije se Ardita Gashi pas një shoku të përjetuar nga vrasja e dyfishtë që ajo bëri mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin e konfirmuar Mirlinda Qyqalla nga zyra për media në QKUK, duke bërë të ditur se përkundër përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk i mbijetoi plagëve të rënda.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se Ilaz Brahimi është gjetur i pajetë në makinën e tij. Ndërsa dyshohet se ai u mor peng nga 30-vjeçarja Ardita Gashi e cila pastaj hapi zjarr ndaj tij duke e lënë atë të vdekur në vend.

Nga ngjarja e rëndë humbi jetën dhe gruaaja e xhaxhait të autores, Miradije Gashi e cila tentoi të ndërhynte mes dyshes në momenti  kur dëgjoi të shtënat me armë zjarri. Mirëpo përpjekja për të qetësuar situatës mes çiftit, të moshuarës i kushtoi jetën. Ajo mori disa plumba në trup, ku fillimisht u raportua se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Por fatkeqësisht mëngjesin e sotëm u raportua se ajo humbi jetën.

Kujtojmë se konflikti mes dyshes ka lindur për motive të dobëta. Sipas mediave vendase thuhet se Brahimi dhe Gashi ishin në proces ndarje, çka dyshohet të jetë bërë shkaku i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u regjistruan 2 viktima.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa Policia e Kosovës ka sekuestruar armën dhe provat materiale nga vendngjarja.

Published inBank

Comments are closed.