Skip to content

Erion Braçe revoltohet nga çmimet: Mashurkat 600 lekë, bizelet 480, patëllxhani 320 lekë. Nuk po më japina s

Deputeti socialist Erion Braçe reaguar në lidhje me çmimet e fruta-perimeve në Tiranë, duke thënë se sot ka konstatuar tabelat e shitjes në disa nga bizneset që shesin buzë rrugës dhe është lemeritur.

Disa nga çmimet që ai liston janë: “domatet fillojne me 300 leke dhe arrijne deri ne 340 leke per kilograme; domatet e vogla, te huaja doemos, jane 640 leke per kilograme; speci i kuq ka arritur ne 340 leke per kilograme dhe karrota ka arritur ne 140 e shkon dhe 150 leke per kilograme.”

Gjithashtu, ai thotë se edhe “patëllxhani pa cilësi” ka arritur 320 lekë për kilogram, ndërsa bizelet po shiten me 480 lekë dhe mashurkat me 600 lekë për kilogram.

Gazetarja digjet bashkë me 3 fëmijët e saj, ja se çfarë kishte postuar pak orë para tragjedisë!

Sipas deputetit Erion Braçe, abuzimi është skandaloz dhe tregtarët që shesin në pikat e vogla buzë rrugës, në trotuare, nuk lëshojnë as kupton tatimor. Sipas tij, këto çmime janë evidentuar në pikat më të lira të tregtimit, duke aluduar se në zona të tjera, çmimet mund të jenë më të larta.

“Nderkohe; kam nje vit qe i kerkoj Policise se bashkise te liroje gjysmen e trotuarit qe ju merret te moshuarve ëe levizin ketu e qe grabiten me keto cmime; por mesa duket policia e bashkise ka gjetur mirekuptim me cdokend ketu; i bie shkurt: inate komshinjsh”, përmbyll ai.

Published inBank

Comments are closed.