Publikohet skandali seksual i shumëpërfolur në KLP…
Emisioni “Stop”, ka publikuar sot horrllëqet brenda zyrave të drejtësisë.
“Pamfleti” paralajmëroi pak ditë më parë ekzistencën e një investigimi, të realizuar me ekspertë të Shoqatës “Media dhe Drejtësi”, ku flitet për një aferë seksuale në zyrat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky investigim është publikuar pak më parë nga emisioni dhe i përfshirë është anëtari i KLP, Olger Eminaj.
Në dhjetor 2023 Olger Eminaj, është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve të Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Një qytetare me inicialet R.M humbi fëmijën për shkak të dhunës nga bashkëshortit. Ajo nuk e denoncoi në polici apo prokurori, sepse u mor me anën e saj shëndetësore. Ish-bashkëshorti e denoncoi për përndjekje, pa asnjë provë. Prokurorja Rovena Zoto nisi hetimet ndaj saj dhe jo vetëm kaq.
Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, ajo pretendon, se situata agravoi, pasi prokurorja Zoto u ndje e ofenduar nga një përmendje, që R.M i bëri emrit të babait të saj.
Sipas qytetares, kjo solli reagim të ashpër nga prokurorja, e cila e kërcënoi denoncuesen me burg, duke i hapur më pas edhe një procedim tjetër penal. Në këto kushte, R.M nisi të ankohej pranë institucioneve të reja të drejtësisë, por nuk mori përgjigje.
Në këtë fazë, ajo thotë, se është kontaktuar në Facebook nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi kaloi në WhatsApp.
Sipas materialeve, të siguruara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes R.M dhe Olger Eminajt kanë marrë natyrë thellësisht erotike.

Anëtari i KLP-së Eminaj i ka dërguar foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, madje edhe gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit, ku ushtron detyrën.
Biseda mes tyre:
“-E kush ka bërë gjumë tamam.
-Në fund çfarë bëre? S’më tregove..
-Do të vërtetën?
-Fjete me mendje të ngritur?
-Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!”

Comments are closed.