Skip to content

Deputetja e PS-së sfidon Klodiana Lalën: Nxirre kush të ka…(DEBATI NË DISTANCË)

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila dhe gazetarja Klodiana Lala janë përfshirë në një përplasje virtuale me njëra-tjetrën.

Debati ka zanafillën pas një postimi të bërë nga vetë gazetarja, e cila i ka kërkuar publikisht Milas fakte për mijërat votat që siguroi në zgjedhjet e majit të 2025, duke ngritur dyshime se si një vajzë e re, pa eksperiencë të mëparshme politike, arriti të bëhej deputetja më e votuar në qarkun e Elbasanit.

Përmes postimeve të njëpasnjëshme, Lala ka hedhur akuza për një rrjet të patronazhistëve që sipas saj kanë ushtruar presion dhe kërcënime në emër të Sara Milas, duke vënë kështu në dyshim legjitimitetin e votave të fituara dhe dyshimet për përfshirjen e eksponentëve të botës së krimit.

“Rrjeti i patronazhistëve kërcënues të Sara Milas, super deputetes së Elbasanit, që nuk arrin të shpjegojë dot se si mori mijëra vota (nga krimi, me shantazhe apo i bleu) është i frikshëm”, shkruan Lala, teksa më tej ka theksuar se nuk trembet nga kërcënimet dhe se kërkon përgjigje të qarta për mënyrën se si u siguruan votat.

Ndërkohë që nga ana tjetër, deputetja Mila ka sfiduar publikisht gazetaren që të japë fakte dhe prova konkrete, duke e ftuar atë të tregojë emrat e kërcënuesve, ose të drejtohet te organet e drejtësisë.

Përplasja:

Klodiana Lala: Rrjeti i patronazhisteve kercenues te Sara Milas, super deputetes se Elbasanit qe nuk arrin te shpjegoje dot sesi mori mijera vota (nga krimi, me shantazhe apo i bleu) eshte i frikshem. Harron e ngrata qe kesaj here i ka has sharra ne gozhde, se nuk trembem nga laraskat…

Sara Mila: Ftoj Klodiana Lalën të komunikojë, qoftë edhe një herë të vetme, drejtpërdrejt me mua. E nderuar, të dezinformosh është e lehtë; të informosh është bërë sot më e vështirë. Por unë dua të besoj tek guximi yt. Bëj detyrën e vështirë të gazetarit dhe informo me prova dhe fakte se kush te ka kërcënuar. Trego publikisht kush të ka kërcënuar. Trego me emër dhe mbiemër kërcënuesit. Trego çfarë të është thënë. Dhe mbi të gjitha, sqaro publikisht: ç’lidhje ka emri im me këtë çështje?

E përsëris, besoj tek guximi yt. Trego gjithçka publikisht. E nëse kjo nuk është e mundur për arsye të tuat, të inkurajoj t’i drejtohesh organeve të drejtësisë dhe të denoncosh çdo kërcënim, çdo provë dhe këdo që qëndron pas tyre.

Klodiana Lala: Sara Mila te pres ne debat kudo dhe me kedo (nese te jep leje partia) Po nje pyetje kam dhe po ta perseris: Si i more votat? Jep kete pergjigje! Kaq mjafton

Published inBank

Comments are closed.