Gazetari dhe moderatori Çim Peka ka demaskuar kreun e grupit socialist në kuvend, Talant Balla, në lidhje me një denoncim të bërë javën e parë, ku tregoi një bisedë telefonikë të këtij të fundit me një ‘skifter’, ku i premtohej një orë luksoze, gjatë një emsioni në ‘Opinion’.
Në një reagim pas denoncimit, Balla mohoi të jetë telefoni i tij, duke paralajmëruar edhe një padi ndaj Pekës.
Por në emisionin e sotëm në Çim Peka Live, moderatori nxori një video që fakton katërcipërisht se telefoni është i Taulant Ballës dhe biseda ishte e tij, dhe jo vetëm me ‘skifterin’ e orës por edhe me persona të tjerë edhe politikë socialistë.
‘Meqënëse Taulanti thotë se nuk është telefoni im dhe do e dërgoi Pekën në gjyq, ja ku e ka dhe e pres në gjyq’, u shpreh Peka.

Comments are closed.