Skip to content

Urgjente! SPAK merr dritën jeshile për aksionin e madh! “Dridhet” Belinda dhe shokët e saj! Ja çfarë pritet

Vendimi i fundit i GJKKO për t’i hapur rrugë SPAK-ut në analizimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku ishte tema në Studio24.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, e cilësoi këtë zhvillim si pozitiv për ecurinë e hetimeve.

“Është një lajm i mirë për prokurorët. SPAK ka vënë në lojë reputacionin e tij dhe ky vendim i jep një tjetër ritëm çështjes,” u shpreh ai.

Sipas Kasos, rëndësia e vendimit qëndron edhe te fakti se bëhet fjalë për materiale të sekuestruara që prej fundit të vitit të kaluar, të cilat mund të përmbajnë prova të rëndësishme për hetimin.

Ai theksoi se vonesat në procedurë lidhen me kompleksitetin e çështjes dhe numrin e madh të personave të përfshirë.

“Në hetime të tilla, me shumë persona, ka pengesa procedurale. Çdo individ të cilit i është sekuestruar pajisja duhet të dëgjohet në gjykatë. Kjo ka sjellë zvarritje të procesit,” deklaroi deputeti.

Duke iu referuar përmbajtjes së mundshme të komunikimeve që mund të dalin nga pajisjet, Kaso paralajmëroi zhvillime të tjera me impakt publik.

“Nëse komunikimet rezultojnë të ngjashme me ato mes Ballukut dhe Evis Berberi, mund të dalin në dritë të tjera çështje surprizuese, të cilat do të bëhen publike,” u shpreh ai.

Published inBank

Comments are closed.