Skip to content

Familjarët në lot! Dalin detajet për ciftin në FIER! Policia kishte vajtur për ti pajtuar, del arsyeja

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në fshatin Kuman të Roskovecit, ku ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj, dyshohet se ka qëlluar me pushkë për vdekje bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapajn e më pas veten.

Ndërkohë Newsbomb.al ka siguruar foton e 80-vjeçarit dhe gruas së tij.

Ende nuk dihen arsyet që çuan 80-vjeçarin që të kryejë aktin e rëndë. Po ashtu në pamjet e sigurura nga banesa e çiftit, dallohet një numër i madh efektivësh policie. Ndërsa të afërmit e tyre kanë shpërthyer në lot.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të fortë në komunitetin lokal, ndërsa policia vijon hetimet.

Ndërkohë më herët përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30, në fshatin Kuman, Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra të dy, burrë e grua, kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që lidhur me motiven dhe shkakun që ka shtyrë të moshuarin drejt këtij akti ekstrem priten më tepër detaje në vijim.

“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Burime nga zona bëjnë me dije se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë.

Published inBank

Comments are closed.