Skip to content

E fundit! Rrëzohet një helikopter, ka të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në Hawaii. Viktimat janë piloti dhe dy pasagjerë. Nga kjo ngjarja kanë mbijetuar edhe dy persona të tjerë të cilët u dërguan në spital për trajtim.

Autoritetet ende nuk i kanë identifikuar viktimat. Policia tha se iu përgjigjën një alarmi për përplasjen rreth orës 15:45 sipas orës lokale së bashku me Rojën Bregdetare dhe departamentin e zjarrfikësve.

Incidenti është aksidenti më i fundit fatal në Kauai që përfshin një helikopter turistik. Tre persona u vranë kur një helikopter i operuar nga një kompani tjetër turistike u rrëzua në korrik 2024.

Turet me helikopter janë një mënyrë popullore për turistët për të vizituar ishullin, ku është xhiruar filmi i suksesshëm Jurassic Park. Turi 50-minutësh i ishullit nga Airborne Aviation kushton 348 dollarë për pasagjer.

Published inBank

Comments are closed.