Afro 4 vite nga atentati i bujshëm në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash emra të njohur të botës së krimit, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ndërsa mësohet se policia ka arritur të identifikojë shtetasin nga Kosova i cili dyshohet se ka sjellë nga Gjermania në Kosovë, makinën e përdorur në vrasjen e trefishtë, të ndodhur më 17 korrik 2022.
Automjeti tip “Passat” mësohet se është sjellë nga Gjermania në shtetin e Kosovës. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, personi që solli makinën, ka treguar se ia ka lënë babait të tij, që më pas ia kanë shitur një tjetër shtetasi shqiptar, për të cilin thotë se nuk ia mban mend emrin, raporton gazetari Elton Qyno.
Nga hetimet e deritanishme në lidhje me vrasjen e trefishtë mësohet se i njëjti mjet, ka hyrë në territorin e Shqipërisë, në një datë të papërcaktuar përmes disa personave të paidentifikuar.
Pas eliminimit të 3 personave të ndodhur më 17 korrik të 2025, shtetasi nga Kosova mësohet se ka qarkulluar disa herë me mjetin “Passat” nëpër Shqipëri. Përgjatë kësaj kohe ai është mbajtur nën vëzhgim nga policia për të mësuar se me kë do të takohej.
Nga vëzhgimet e kryera, raportohet se policia nuk ka pikasur veprime apo takime të dyshimta qëtë mund të lidhen me krimin e rëndë.
Megjithatë, policia e Tiranës ka vendosur që të marrë në pyetje shtetasin nga Kosova. Personi në fjalë, emri i të cilit nuk është bërë publik për të ruajtur të dhënat e tij personale duke qenë se hetimet rreth tij janë në vijm, ka dhënë shpjegime në policinë e Tiranës, duke pohuar se makina që ai solli nga Gjermani në Kosovë ëështë përdorur në eliminimin e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.
Ndërsa zbulohet se mjeti në fjalë është shitur nga babai i tij, i cili mëoshet se ia ka shitur një personi nga Shqipëria, emrin e të cilit djalë e bir thonë se nuk e mbajnë mend.
Shitja e makinës e kryer pa një akt juridik noterial ka ngritur dyshime të forta për kryerjen e lëvizjeve me qëllim humbjen e gjurmëve të personin që ka marrë automjetin.
Pas dëshmisë së dhënë, dy personat babë e bir, janë lënë të lirë nga policia e Tiranës, ndërsa thuhet se deri më tani ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë.
Vrasja e Brilant Martinaj ka mbetur në “udhëkryq”, pasi Policia dhe Prokuroria e Tiranës e kanë pasur të pamundur të gjejnë blerësin pa letra të makinës dhe futjen e mjetit në Shqipëri.
Ndërsa dyshohet se “Passati”, ka kaluar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës, duke mos u regjistruar në sistemin kufitar TIMS.
Mjetit i janë vendosur targat “AA 156 OR” që i përkasin një makine tip “Daimler Chraisler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L, i cili në vitin 2021 i cili denoncoi në polici vjedhjen e targave.
Atentati që përgjaku mbikalimin e Fushë-Krujës:
Kujtojmë që atentati i ndohur më 17 korrik të 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës ka tronditur opinionin pasi la të vdekur tre persona. Nga atentati mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Atentati dy ka qenë i mirëmenduar, dhe dyshohet se është planifikuar më herët, ndërsa autorët kanë mbajtur nën vëzhgim prej ditësh lëvizjet e Brilant Martinaj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra kryesore.
Makina e autorëve ndaloi para mjetit të Martinajt, dhe prej saj zbritën tre persona, dy të armatosur me kallashnikov dhe njëri me “MP5”. I katërti besohet se qëndroi brenda makinës në gatishmëri për t’u larguar.
Pasi zbrazën mbi 50 plumba ndaj shënjestrës, autorët dyshohet të kenë qenë po ata që i vunë zjarrin makinës së viktimave.

Comments are closed.