Skip to content

“U mor në pyetje”, Klodiana Lala: Kush është deputetja e PS-së që është marrë nën hetim nga SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, duke zbuluar se një deputete aktuale e Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, (SPAK).

Lala nuk ka dhënë emrin, por tha se deputetja është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme dhe theksoi se së shpejti priten zhvillime të rëndësishme.

Gazetarja theksoi se deputetes nuk i është komunikuar ende akuza, por është regjistruar vepra penale dhe hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.

Një deputete aktuale e PS-së është në hetim. Ajo është pyetur disa kohë më parë në SPAK, po hetohet dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete. Emri i saj është regjistruar si person në hetim, por është regjistruar edhe vepra penale dhe po kryhet një hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Çështja po vazhdon me intensitet. Po ashtu, priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t,” deklaroi gazetarja.

Published inBank

Comments are closed.