Analisti Fatos Lubonja ka folur për ecurinë e fushatës zgjedhore të 11 majit.
Pavarësisht se është një kritik i Ramës, Lubonja u dorëzua para zgjedhjeve pasi deklaron se mazhoranca socialiste do ta fitojë mandatin e katërt.
Sipas parashikimit të Lubonjës, Rama goditjen elektorale do e bëjnë në diasporë.
“Vota e diasporës do jetë faktor kyç në fitoren e mazhorancës. Edhe duke analizuar sondazhet, mundet që Edi Rama sado kudo brenda vendit e ka më të vështirë se në 2021. Mendoj unë. Goditjen do ta bëjë me diasporën. Manipulimin më të madh do e bëjnë atje. Pa dyshim do ketë skenar kontestimi të zgjedhjeve. Kjo periudhë e fundit e nxjerr qartazi drejtësinë të kontrolluar nga mazhoranca. Sjellja e tyre për të parandaluar krimin zgjedhor mungon”, tha Lubonja në News24.