Skip to content

Nesër ndyshon ora, akrepat zhvendosen 60 minuta përpara

Ditën e nesërme, që është e diela e fundit e muajit mars do të ndryshojë ora, ku akrepat do të spostohen një orë para.

Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 29 mars, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.

I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Published inBank

Comments are closed.