Skip to content

Ish-ministri socialist: ‘Edi Rama është shpirt lig dhe! Mua më ka kërkuar të

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar pas tensioneve të raportuara në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat të ashpër me Elisa Spiropali.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Malaj ka rikthyer në vëmendje një episod të mëhershëm brenda socialistëve, duke e krahasuar me situatën aktuale. Sipas tij, përplasjet dhe përpjekjet për të kufizuar mendimin ndryshe nuk janë të reja në drejtimin e partisë.

Malaj thekson se, që në fillimet e drejtimit të PS-së nga Rama, ka ekzistuar një tendencë për të kontrolluar debatin e brendshëm dhe për të imponuar disiplinë të fortë në strukturat partiake. Ai shprehet se ka kundërshtuar publikisht këtë qasje, duke e cilësuar të papajtueshme me parimet demokratike që duhet të udhëheqin një parti politike.

Duke përshkruar një incident konkret, ish-ministri tregon se gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar i ishte kërkuar të largohej, pasi kishte shprehur qëndrime kritike. Sipas tij, situata u tensionua deri në përplasje verbale, por ai refuzoi të largohej nga mbledhja.

Në reagimin e tij, Malaj ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e reagimit nga anëtarët e tjerë të partisë, duke nënvizuar se heshtja përballë situatave të tilla, sipas tij, kontribuon në forcimin e një modeli drejtimi përjashtues.

Ai përfundon duke paralajmëruar për pasojat që, sipas tij, mund të sjellë mungesa e debatit të brendshëm dhe mosrespektimi i mendimit ndryshe në një forcë politike.

Reagimi i Arben Malajt:

Rama gjithnjë ka dashur t’i përjashtojë ata që e kundërshtojnë. Problemi qëndron te gjithë të tjerët që heshtin dhe nuk e kundërshtojnë Ramën në sjelljen si aga i fshatit.

Sapo Rama erdhi në krye të PS-së, ai e dinte që nuk mund ta drejtonte dot partinë më të madhe politike, më demokratiken dhe më modernen me hapësirat demokratike që kishte liria e fjalës, konkurimi dhe promovimi.

Sapo Rama u be kryetar i PS-ai aktivizoi aparaturat bllokuese për celularët? Kjo nuk na kishte ndodhur ne PS as në periudhën më të vështirë në opozitë 1992-1997.

Rama në mbledhjen e pare me grupin parlamentare te PS-se kërkoi të impononte rregullat e disiplinës ushtarake. Rregulla të cenimit ë demokracisë së brendëshme që nuk duhet të mendohen dhe aplikohen në partitë politike.

Në këtë moment u shpreha publikisht në media se ; “PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak”. Në mbledhjen e rradhes te GPS-së dikush provokoi këtë debat se” pse kisha folur publikisht kundër kryetarit”.

Atij ji përgjigja me zë të qartë. Rama më urdhëron të dal jashtë nga mbledhja se kisha folur pa leje. E përsëriti disa herë “urdherin ushtarak/dil nga rrjeshti/mbledhja”. Vazhdoja qetësisht te mos dilja. Pas pak kërcënoi duke thënë: “o del ti nga mbledhja, o dal unë”. Qetësisht iu përgjigja se: unë ju them mos dilni, por unë nuk do të dal, edhe se kam ardhur ne PS para teje”.

Papritur u hodh një deputet i ri i Tiranës, si preferuar i tij, dhe më thotë: “si i flet kështu kryetarit?”. Atij iu ktheva vlonjaçe dhe i thashë: “s’ke faj ti pse e mbron atë, se të mori nga rruga dhe pa asnjë profil dhe kontribut publik të bëri deputet”.

Pas këmbënguljes sime, Rama doli pak minuta dhe u shtyu. Pas asaj përplasjeje parimore, Rama nuk më kërkoi më asnjëherë të më nxirrte nga mbledhjet. Por ligësinë e tij primitive e përdori barbarisht në jo pak raste.

Kujdes Rama eshte shpirt lig dhe një hakmarres primitiv. Ai nuk do të harroj kurrë këdo që nuk i nënshtrohen pa kushte. Kundërshtarët e ti do trajtohen si armiqte të tij.

Rama do ti përndjek si hije vrastare të ushqyer nga ADN-ja e tij plotë urrejtje dhe pashpirtësi primitive. Zgjohuni përpara se të jetë vonë.

Published inBank

Comments are closed.