Skip to content

Kush e “zbythi”? Pasi kërkoi Tiranën Erjon Braçe “reflekton”: PS është shtëpia ime, ju lutem dua që të…

Pas diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e një dite më parë në njësinë nr.5 të Partisë Socialiste, interesi i deputetit Erion Braçe për drejtimin e Bashkisë së Tiranë është kthyer në kryefjalën e mediave këtë të diel.

Në këtë takim, Braçe ka lënë të hapur ambicien për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet vendore, duke theksuar se do të kërkojë mbështetjen e socialistëve jo vetëm në njësinë ku bën pjesë, por në të gjithë Tiranën.

I kontaktuar nga Newsbomb.al për të dhënë më tepër detaje mbi atë çfarë u diskutua në atë tryezë me dyer të mbyllura, deputeti zgjodhi të jetë diskret, duke nënvizuar se çështjet e trajtuara në forumet e partisë mbeten pjesë e diskutimeve të brendshme.

“Unë jam socialist dhe Partia Socialiste është shtëpia ime. Do t’iu lutesha të më mirëkuptonit; gjërat që thuhen në shtëpi, mbeten në shtëpi”, tha ai shkurtimisht.

Newsbomb raportoi më herët se në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialistë njësia nr.5 të zhvilluar ditën e shtunë, ish-zv kryeministri dhe deputeti socialist, shprehu ambicien për të kandiduar për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë”, mësohet të ketë thënë Braçe një ditë më parë.

Published inBank

Comments are closed.