Vila 31, luksi i familjes së diktatorit në Shqipërinë e varfër dhe një raportim në parlament në vitin 1991: 7,2 milionë lekë pajisje: 262 kolltukë, kanape e divane (430 mijë lekë), 47 dollapë (71 mijë lekë), 556 abazhurë, llambadarë e ndriçues (314 mijë lekë), 28 frigoriferë (133 mijë lekë), 29 televizorë e videokaseta (178 mijë lekë), 19 magnetofonë e radio-magnetofonë (73 mijë lekë), 65 biblioteka, dollapë e dhoma gjumi (448 mijë lekë), 200 qilima leshi (233 mijë lekë), 3 747 m² sixhade e tapet (900 mijë lekë), si dhe aparatura ngrohjeje, ftohjeje, pastrimi, kondicionerë e pajisje të tjera me vlera të konsiderueshme.
Kur Shqipëria kishte nisur të përballej me të vërtetat e fshehura për dekada, në sallën e parlamentit të parë pluralist do të artikulohej një nga debatet më domethënëse për kontrastin mes propagandës dhe realitetit të jetës në luks të udhëheqjes komuniste.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Miliona dollarë shpenzime për luksin e familjes së diktatyorit por edhe familjeve të tjera të bllokut, do të përllogariteshin nga një komision shtetëror i ngritur posaçërisht për luksin e udhëheqjes dhe do të raportoheshin në një prej seancave të verës së vitit 1991 në parlamentin e parë pluralist. Në atë raport kishte një bilanc të vilave të diktatorit, ku më kryesorja ishte vila 31, që sot është kthyer në qendër arti për turistët e huaj. Sipas raportit: “Vetëm në mjediset e banimit të familjes Hoxha, në pallatin kryesor të saj, ka 7,2 milionë lekë pajisje, ndër të cilat 262 kolltukë, kanape e divane, me një vleftë prej 430 mijë lekësh, 47 dollapë, me një vlerë prej 71 mijë lekësh, 556 abazhurë, llambadarë e ndriçues, me vleftë 314 mijë lekë, 28 frigoriferë me vleftë 133 mijë lekë, 29 televizorë e videokaseta me vleftë 178 mijë lekë, 19 magnetofonë e radio-magnetofonë me vleftë 73 mijë lekë, 65 biblioteka, dollapë e dhoma gjumi me vleftë 448 mijë lekë, 200 qilima leshi me vleftë 233 mijë lekë, 3 747 metra katrorë sixhade e tapet me vleftë 900 mijë lekë e me radhë aparatura ngrohjeje, ftohjeje, pastrimi, kondicionerë, aparate fotografike dhe aparate të tjera me vlefta të konsiderueshme”.
Deputeti i PPSH-së Halil Elezi do t’i referohej një artikulli të gazetës “Zëri i Popullit” për privilegjet e familjes së diktatorit. Përveç privilegjeve të tjera dhe shpenzimeve në shifra shumë të larta të shërbimeve për ushqimin, mirëqenien, udhëtimet jashtë vendit, mjekimin në spitalet më në zë të Perëndimit e të tjera, një detaj kishte marrë vëmendjen e deputetit, i cili kishte qenë gjithashtu zyrtar i lartë i udhëheqjes. Ishte fjala për tapetet dhe sixhadet që kishte në përdorim familja Hoxha në të gjitha banesat që dispononte dhe ishin jo më pak se 3 dynym të tilla. Ndërkohë që deputeti krahason shifrën e lartë të sipërfaqes përkundrejt varfërisë së fshatrave shqiptarë, që nuk patën të drejtën as për një dynym tokë për të mbajtur frymën gjallë.
“Rreth rendit të ditës kam disa mendime: Gazeta ‘ZP’ ditët e fundit shkruante se familja Hoxha, veç të tjerave, paska në përdorim vetjak edhe 3 dynymë tapete. Bashkë me disa fakte të tjera të publikuara në shtyp, këto përbëjnë në vetvete zhgënjimin më të madh, më të pabesueshëm për të gjithë popullin shqiptar ndaj ish-udhëheqjes së lartë të partisë e të shtetit, që populli gjithë jetën e vet i besoi aq shumë dhe e mori si model për mirë, sepse ideali ishte për barazi jetese. Ky qe dhe thelbi i zhgënjimit.
Së dyti, 3-dynymshi i sixhadeve më kujton fshatarin e varfër, por të ndershëm e patriot, që për vite me radhë iu lejua të mbajë vetëm 1 dynym tokë. Ky qëndrim ndaj fshatarit u mbajt atëherë për ta shpëtuar atë nga rreziku i borgjezimit e prandaj u tufëzua edhe dhia. E tani ai çfarë nuk po sheh e nuk po dëgjon. E mira e do që organet e specializuara të shtetit të sqarojnë opinionin për qëndrimin e mbajtur ligjërisht ndaj fajtorëve”, theksonte ndër të tjera deputeti i PPSH-së, Halil Elezi.

Comments are closed.