Skip to content

A e zbuloi Babai i Ervis Martinajt vrsësin e të birit? Çfarë ndodhi sot në SPAK

Mustafa Martinaj, babai i biznesmenit të zhdukur të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është paraqitur në GJKKO këtë të hënë.

Mësohet se Martinaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin për sekuestrot e pronave të të birit dhe personave të lidhur me të, seancë e cila dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes.

Pas daljes nga gjykata, Mustafa Martinaj ka deklaruar se djali i tij është vrarë në Durrës dhe se ai është i informuar për këtë. Po ashtu ai ka hedhur akuza të fortta ndaj sistemit të drejtësisë, teksa shprehet se nuk duan që ta hetojnë këtë cështje dhe ja kanë deleguar Prokurorisë së Kurbinit.

“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit.”, dekalroi ai.

Ndërsa i pyetur nëse ndihet i interesuar për hetimet e Prokurorisë së qytetit, ai tha se nuk ka pse të interesohet.

“Nuk kam për çfarë të interesohem. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore.”, tha Mustafa Martinaj.

Kujtojmë që ish-biznesmeni i lojërave të fatit Ervis Martinaj prej 9 gushtit 2022 rezulton i zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i tij.

Published inBank

Comments are closed.