Radhë dhe pritje janë krijuar në dalje të doganës së Kapshticës, në momentin kur qytetarët duhet të kalojnë drejt palës greke.
Shkak për këtë situatë është bërë sistemi i ri i kontrollit në kufirin grek, i cili kërkon regjistrimin e shenjave të gishtave për çdo udhëtar.
Sipas të dhënave, pala greke punon me një sportel ndërsa sistemi i ri ka sjellë pritje nga 1 deri në 2 orë.
Pala shqiptare e pikës kufitare të Kapshticës është pothuajse bosh dhe pa fluks, ndërsa në anën greke janë krijuar radhë mjetesh për shkak të procedurave më të zgjatura të kontrollit.
Edhe pse nuk ka një numër të lartë udhëtarësh, koha e përpunimit për çdo person është rritur ndjeshëm, duke sjellë vonesa dhe pakënaqësi tek qytetarët që presin të kalojnë kufirin.
LEXO EDHE Pas vendimit të Kushtetueses, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Comments are closed.