Skip to content

“Ziejnë” mediat italiane: Bukuroshja shqiptare në një lidhje intime me këngëtaren e njohur italiane (Foto)

Thashethemet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po forcohen gjithnjë e më shumë, pas postimeve të fundit në rrjetet sociale që kanë ndezur interesin e fansave.

Fotot e publikuara nga Elodie, ku ajo shfaqet pranë 23-vjeçares në momente intime dhe relaksuese, veçanërisht ato në pishinë, janë interpretuar nga publiku si një konfirmim jozyrtar i marrëdhënies së tyre. Imazhet, disa prej tyre provokuese, u bënë virale brenda pak orësh.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të qartë publike, afrimiteti i dukshëm ka nxitur reagime të shumta online dhe diskutime të gjera mes fansave.

Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Nuredini foli për raportin me këngëtaren italiane, duke e përshkruar si një lidhje që “shkon përtej skenës”.

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht. Në skenë, u ndjeva e lirë të isha vërtet vetvetja, gjë që nuk është gjithmonë e garantuar,” u shpreh ajo.

Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta, mbetet ende pa një etiketë zyrtare. Megjithatë, heshtja e tyre duket se vetëm sa e shton kuriozitetin, ndërsa fansat vazhdojnë të analizojnë çdo postim dhe dalje publike.

Kush është Franceska Nuredini?

Franceska Nuredini është një balerinë profesioniste 23-vjeçare me prejardhje shqiptare, e cila është bërë një nga fytyrat më të njohura të trupës së vallëzimit që shoqëroi Elodie-n në turneun e saj të fundit.

Ajo e ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë të vogël, duke e kthyer pasionin për vallëzimin në profesion pas viteve intensive trajnimi.

Gjatë karrierës së saj, ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës italiane si J-Ax dhe Sfera Ebbasta.

Sipas raportimeve, marrëdhënia e saj me Elodie mund të ketë nisur në fund të vitit 2025, gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta në Tajlandë, ku afrimiteti mes tyre u bë gjithnjë e më i dukshëm.

Për Nuredinin, vallëzimi nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e rastësishme.

“E doja, më erdhi natyrshëm,” tregon ajo, duke kujtuar vitet kur shkolla e vallëzimit u bë e gjithë bota e saj për shtatë vite me radhë.

“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një “Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një “Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një “Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një “Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një “Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një “Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një “Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një

 

Published inBank

Comments are closed.