Skip to content

Ngjarje e rëndë në Himarë

Spiro Dhimaleksi, një 35 vjeçar nga Himara, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për mjekim për shkak të një plage të shkaktuar nga thika në zonën e barkut, dhe pritet gjithashtu t’i nënshtrohet trajtimit psikiatrik.

Pasditen e kësaj të enjte, ai ka mbyllur dy prindërit e moshuar në shtëpi dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste me thikë. Menjëherë në zonë kanë shkuar shërbimet e Policisë së Himarës, të cilat kanë nisur negociatat me të riun për dorëzim.

Pavarësisht insistimit të tyre që të dorëzohej, Spiro Dhimaleksi ka reaguar vetëm kur në vendngjarje ka shkuar një efektiv i zonës, i cili ka mundur të qetësojë situatën dhe ka biseduar me Spiron.

35 vjeçari është bindur dhe ka thënë se nuk do t’ju bënte keq prindërve, por e ka kthyer thikën nga vetja duke u vetëplagosur në zonën e barkut.

Polici himariot që po negocionte me të, ka ndërhyrë menjëherë bashkë me kolegët dhe ia kanë hequr armën e ftohët nga droga, duke izoluar rastin dhe pasi kanë nxjerrë edhe prindërit e tij të moshuar nga shtëpia, janë nisur menjëherë drejt Komisariatit e më pas në spital.

Spiro Dhimaleksi është konstatuar me plagë të shkaktuara nga thika në zonën e barkut, fatmirësisht jo në rrezik për jetën, dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për mjekim të specializuar.

Paraprakisht, dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 35 vjeçarit, ndaj bluzat e bardha e kanë referuar për trajtim psikiatrik.

Published inBank

Comments are closed.