Yiannis Kefalogiannis , Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras , Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos , Zëvendësministër i Shëndetësisë në Greqi paraqitën dorëheqjet e tyre ditën e sotme, pasi dosjet e çështjes për skandalin OPEKEPE priten ti dërgohohen parlamentit. Sipas funksionimit në shtetin helen ku dosja i dërgohet fillimisht gjykatës dhe më pas Parlamentit
Sipas raportimit të mediave greke, Evangelos Tournas do të zëvendësojë Yiannis Kefalogiannis në Ministrinë e Mbrojtjes Civile, ndërsa Margaritis Schinas do të emërohet në Ministrinë e Zhvillimit Rural në vend të Kostas Tsiaras. Makarios Lazaridis pritet të marrë detyrën e Zëvendësministrit të Zhvillimit Rural. Kurse Dimitris Vartzopoulos nuk do të zëvendësohet
Kujtojmë se është përgatitur një dosje e dytë hetimore për çështjen e njohur si OPEKEPE, ku kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë aktualë të Parlamentit grek. Të gjithë deputetët e përfshirë raportohet se i përkasin partisë në pushtet, Demokracia e Re.
Sipas autoriteteve europiane, çështja lidhet me veprime të dyshuara që dëmtojnë interesat financiare të Bashkimit Europian. Akuzat përfshijnë nxitje për shpërdorim detyre, mashtrim elektronik dhe deklarime të rreme me qëllim përfitimin e paligjshëm në favor të palëve të treta. Dyshohet se këto veprime janë kryer gjatë vitit 2021, në kuadër të menaxhimit të fondeve bujqësore.
Hetimet janë pjesë e një operacioni më të gjerë që po zhvillohet prej kohësh dhe që lidhet me funksionimin e Agjencisë Greke të Pagesave dhe Kontrollit për Ndihmën Komunitare, e njohur si OPEKEPE. Dyshimet përfshijnë një skemë të organizuar ku mund të jenë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë.
Megjithatë, procedurat ligjore në Greqi paraqesin pengesa të caktuara për hetimin e plotë të rasteve që lidhen me anëtarë të qeverisë. Kushtetuta greke parashikon që çdo çështje që përfshin ministra, edhe pas largimit nga detyra, duhet t’i referohet menjëherë Parlamentit. Kjo kufizon mundësinë e Prokurorisë Europiane për të vijuar hetimet në mënyrë të pavarur për këto kategori zyrtarësh.

Comments are closed.