Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në vendin tonë, ku trupi i një 19-vjeçari është gjetur i pajetë. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit të një dite më parë, pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë është gjetur i pajetë emigranti me ininciale H.O.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt”, njofton policia.
Vlen të theksohet se një ditë më parë në një mal mbi fshatin Kamenicë u gjetën të vdekur edhe dy emigrantë të tjerë. Sipas informacioneve që u bënë me dije më herët emigrantët, që u përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçarë, dyshohet se humbën jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Comments are closed.