Një lajm i kobshëm ka mbërritur ditën e sotme pasi është ndarë sot nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori pogradecar, Ilir Shkurti.
Ilir Shkurti ka lindur në qytetin e Pogradecit më 30 dhjetor të vitit 1957, ka interpretuar në disa filma si, “Rrethimi i Vogel”, “Binarët”, “Shkëlqim i “përkohshëm”, “Kush vdes në këmbë”, “Ngjyrat e moshës”. Ilir Shkurti ka qënë pjesë e Estradës të qytetit të Pogradecit.
Më 30 dhjetor të 2025 Ilir Shkurti festoi 68 vjetorin e tij të lindjes, ndërsa mësohet se fatkeqësisht ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme.
68-vjeçari ishte një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit dhe të kinematografisë shqiptare, ku spikati si aktor karakteresh në disa filma të Kinostudios.
I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal. Por u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.
Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit.
Ilir Shkurti do të kujtohet gjithmonë si një artist i talentuar dhe një shpirt i gjallë që solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në skenën e qytetit të tij.
Filmografia e Ilir Shkurtit 1980-1990:
1985 Kush vdes në këmbë
1986 Rrethimi i vogël
1987 Binarët
1988 Shkëlqim i përkohshëm
1990 Ngjyrat e moshës




Comments are closed.