Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Lezhës, përkatgësisht lagjen Besëlidhja.
Paraprakisht mësohet se shumë biznese dhe mjete janë dëmtuara.
Ndërsa dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga bombola gazi dhe ka prekur disa biznese.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deri më tani, në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e policisë.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë, në lagjen Besëlidhja.
Nga informacionet e para të siguruara nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, mësohet se shumë biznese dhe mjete janë dëmtuara.
Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga bombola gazi dhe ka prekur disa biznese, por ende nuk është e konfirmuar nga policia.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

Comments are closed.