Skip to content

Arjan Curri nxjerr “sekretet”: Një prokuror i SPAK pi 3 dopio raki pa nisur punë, tjetri punon 20 orë duke ngrënë byrekë

Analisti i njohur Arjan Curri ka bërë sot disa deklarata të padëgjuara më parë për përditshmërinë dhe rutinën ditore të disa prej prokurorëve të posaçëm të SPAK.

Curri tha se një prokuror i SPAK nuk e nis ditën e tij dhe hetimet pa pirë tre dopio raki, ndërsa një koleg i tij i cili punon 20 orë, urdhëron agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të shkojnë dhe t’i blejnë byrek.

“Ka prokurorë në SPAK që nuk e fillojnë ditën e punës pa i kthyer tre dopio raki te lokali i SPAK-ut. I dinë të gjithë kolegët tanë.

Pra SPAK nuk është një entitet i vetëm… Pas tre dopiove edhe kryeengjëlli Gabriel të të dalë, do të duket fajtor.
I kemi dhe fotot po nuk i publikojmë se është moment privat pirja e rakisë.

Ka dhe kolegë të tjerë në SPAK, një i cili punon mbi 20 orë në ditë dhe pritet të ketë një sukses në një hetim të fundit, i cili i thotë oficerëve të BKH-së: ‘Ore m’u da nana! Shkoni më merrni një byrek me gjizë’

Se ka një zonë të Shqipërisë që e përdorin këtë shprehjen ‘M’u da nana’. Kjo përdoret kur je lodhur shumë,” tha Curri në një emision televiziv.

Ende nuk dihet se cili është ky prokuror pijanec dhe kolegu i tij që ha byrek 20 orë në ditë, por analisti tha se për këto deklarime ka dhe prova me foto.

Published inBank

Comments are closed.