Kryeministri Edi Rama deklaroi sot hapjen e një platforme të re që synon të ofrojë informim të përditësuar mbi vendet e lira të punës në të gjithë sektorin publik të Shqipërisë.
Gjatë prezantimit, Rama tha se iniciativa synon të hedhë poshtë paragjykimet që kanë ekzistuar ndër vite për administratën publike dhe të rrisë transparencën në proceset e punësimit.
“Jepet një pamje 360 gradë e të gjitha mundësive të punësimit në sektorin publik, jo vetëm për shërbimin civil, por për të gjithë punonjësit. Kjo platformë i jep mundësi kujtdo që kërkon të kontribuojë në sektorin publik të ndjekë jo vetëm vendet e lira, por edhe dinamikën e tyre,” tha Rama.
Kryeministri gjithashtu vlerësoi punonjësit e administratës publike, duke theksuar se shumica e tyre, megjithëse jo gjithmonë e njohur, kanë përfaqësuar vendin me profesionalizëm, sidomos gjatë proceseve të integrimit në Bashkimin Europian.
”Jepet një pamje 360 gradë e të gjitha mundësive të punësimit në sektorin publik, jo vetëm për shërbimin civil por për të gjithë punonjësit. Nga ana tjetër i krijohet mundësia në mënyrë reale kujtdo që kërkon të kontribuojë në sektorin publik, jo vetëm të ketë një pamje të vendeve, por edhe të ndjekë dinamikën. Është një hap që krijon më shumë transparencë dhe krijon një bashkëpunim mes individit dhe shtetit që ka nevojë.
E përfshin sektorin tonë publik në një pasqyrë ku të gjithë mundësitë janë të ekspozuara. Ndryshe nga çfarë unë vetë e kam përfytyruar administratën publike, ka provuar të kundërtën nga shumë paragjykime që kanë ekzistuar. Koncepti për administratën publike ka qenë i mbytur nga shumë paragjykime, dhe kjo nuk ka lindur nga një boshllëk. Administrata ajo pjesë dërmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, por shkojnë çdo ditë në punë, ka përballuar një test të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar vendin tonë. Ka ndodhur për surprizën e madhe të shumëkujt dhe timen, krejt e kundërta. Qindra punonjës të kësaj administrate e kanë përfaqësuar vendin tonë në këtë proces mjaft të vështirë të integrimit në BE,” tha Rama.

Comments are closed.