Skip to content

Sapo doli e kuptoi si e panë shqiptarët! Juela befason me deklaratën dhe shoqërinë me Rogertin: Ta dini se unë

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “BBVA5” gjatë prime-t të djeshëm, Juela Nikolli ka komentuar eksperiencën e saj në këtë format televiziv ndërsa u shpreh e lumtur që mbaroi garën e saj dhe pse priste që të shkonte në finale.

Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, Juela rrëfeu çastet e para që kaloi pas daljes së saj nga “BBVA5” ku tha se i shijoi në maksimum pasi bëri gjëra që prej 3 muajsh nuk i kishte përjetuar për shkak të izolimit të saj në formatin televiziv.

“Me 5 orë gjumë jam, jam shumë e lumtur që dola. Sa dola kam ngrënë një picë, kisha shumë uri. Për herë të parë pas 3 muajsh piva coca-cola. Desh vdiqa. Kam pasur mbështetjen e të gjitha familjarëve. Familja ishte e lumtur, mami u mërzit se priste që unë të arrija finalen, siç e besova unë” tha Juela.

E pyetur në lidhje me të qeshurat e banorëve kur u bë me dije se Juela është e nominuara e mbrëmjes së djeshme Juela theksoi se reagimi i Selinit ishte i pritshëm sepse sipas saj banorja nuk ka treguar asgjë të hijshme në raport me të.

“Unë nuk e gjej të hijshme, por Selini ka teeguar në “BBVA5” se nuk ka asgë të hijshme me mua. Jam munduar të jap më të mirën e vetes sime, të gjitha ngjyrat e karaktertit tim. Jam kursyer për shumë banorë” shtoi më tej Juela.

Juela përfundon garën e saj në “BBVA5”! Selini shpërthen në të qeshura, kriset miqësia e Mirit dhe Rogertit: Ti e nxorre nga loja atë
Pas daljes së saj nga “BBVA5” një debat i ashpër ndodhi mes Mirit dhe Rogertit ku banori akuzonte këtë të fundit se ai u bë arsyeja e largimit të Juelës nga gara. Për këtë Juela tha se shoqërimi i Rogertit me të lindi rrjedhshëm duke shtuar se në disa prej çasteve ajo e ka kritikuar banorin për sjelljen e pahijshme.

“Aty brenda jam munduar ta ndaj lojën nga njeriu, gjestet që bënë ata kur dola nuk mu dukën të hijshme, megjithëse ka qenë e ditur tashmë se çfarë qëndrimesh ka patur Selin ndaj meje në atë shtëpi. Ortakëria ime me Rogertin erdhi shumë rrjedhshëm. Nuk besoj që më ngeli Rogerti. Në javët e para isha në komfort zonë, po i jepja vetes kohë të ambientohesha me formatin. Kur erdhi Rogerti erdhi një pike e lojës që u bë më e ashpër dhe unë i kam thënë atij gjithmonë që nuk i mbështes shumë nga gjërat që ka bërë ai. E gjeta të përbashkët dëshirën për lojën, pra fakti që ne nuk kishim frikë të gjykoheshim. Fakti që u bëra antagoniste e lojës së Selin më bëri akoma më të forte”, tha Juela.

Ish-banorja theksoi se ajo ishte një lojtare e vetme duke shtuar se nuk do të përdorte në asnjë moment asnjërin prej banorëve.

“Unë kam hyrë vetëm dhe dola vetëm. Isha një banore që nuk bëri kompromise, mund të kisha përdorur Senon apo Stenaldon, nuk ka qenë synimi im dhe nuk e bëra”, u shpreh ish-banorja e “BBVA5”.

Në nominimin kokë më kokë me Edisën dhe Shëndritin, Juela ishte më pak e votuara çka solli kështu përfundimin e rrugëtimit të sj në “BBVA5”. Pak çaste pas largimit të Juelës, përfundoi garën e saj në “BBVA5” edhe Edisa.

Published inBank

Comments are closed.