Qyteti i Sarandës dhe Delvinës është tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të një 33-vjeçari të quajtur Igli Gjoça.
Lajmi ka sjellë dhimbje dhe reagime të shumta në komunitet, ku miq, të afërm dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e të riut.
Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi rrethanat apo shkaqet e ndarjes nga jeta të 33-vjeçarit.
Ndarja e parakohshme nga jeta e Igli Gjoca ka tronditur thellë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin në Sarandë dhe Delvinë.
Një i ri plot jetë dhe ëndrra, Igli do të kujtohet gjithmonë me dashuri nga ata që e njohën.

Sipas të afërmve të tij shkak i vdekjes mësohet se ka qenë një kontakt me energjinë elwktrike. Ngjarja është nën hetim ndërkohë që i riu punonte në një servis makinash.
Prekës ka qenë edhe mesazhi që ndau xhaxhai i tij në rrjetet sociale, pasi edhe i ati i Igli Gjocës ishte ndarë nga jeta pak kohë më parë./MAPO.al/

Redaksia u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të Igli Gjoçës në këtë moment të vështirë.

Comments are closed.