Skip to content

Britma e ulërima ! Një mysafir “i rrezikshëm” hyn në “BBVA5”, Rogerti kërkesë Vëllait të Madh: Nuk ulem më në tapet unë

Një mysafir “i paftuar” ka hyrë pasditen e sotme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5”, çka ka shkaktuar frikë e ankth te banorët.

Teksa qëndronin në dhomën e ndenjës, Selini ishte e para që vuri re “mikun e paftuar” në mesin e sallonit, por nuk e gjeti menjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

“Uaaaaa zhapik” bërtiti Selini sa vuri re hardhucën, për të cilën Miri e korrigjoi.

“Është hardhucë moj” tha Miri.

Selini, Brikena e Rogerti, të pushtuar nga frika, u distancuan nga mesi i sallonit ku ndodhej hardhuca. Ndërsa Miri me të qeshur i kërkon Rogertit të largohet duke qenë se banori njihet për frikën e tij ndaj amfibëve. Kujtojmë se disa prime më parë, banori u tremb nga 2 brestkosat që produksioni i futi në dhomë si sfidë që ai duhet ta kalonte me sukses në mënyrë që të siguronte telefonatën me mamanë e tij.

“O vëllai i madh pse na i bën këtro gjëra se s’mund të ulem në tapet më!” dëgjohet Rogerti duke thënë me zërin që i dridhet.

Ndërkohë banorët i kërkuan ndihmë Mirit për të hequr hardhucën nga shtëpia.

Published inBank

Comments are closed.