Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar motin për këtë fundjavë teksa u shpreh se e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të ngrohta.
Porja shtoi se vlerat minimale të temperaturave pritet që të rriten. Pritet kryesisht diell, ndërsa herë pas here do ketë vranësira.
“E shtuna dhe e diela pritet që të jenë ditë të ngrohta. Pritet që të ngrohen edhe mëngjeset. Në mëngjes, ndërsa vlerat minimale që kanë qenë 3 apo 4 gradë, do të shkojnë 23 deri në 24 gradë celcius. Fundjava, paradite do të jetë kryesisht me diell, mesdita dhe pasditja, së paku pas orës 14:00 do të kemi vranësira. Nuk do të kemi një qiell total të pastër, por do ketë dhe vranësira. Nga mesi i javës tjetër do ketë ndryshim të motit. Reshje do të ketë të martën dhe të mërkurën e javës tjetër. Foli dhe për motin në rajon, duke u shprehur se pjesa më e madhe e Ballkanit do ketë mot të kthjellët, duke lënë pas temperaturat e ulëta”, tha Porja.

Comments are closed.