Skip to content

Kunati i merr jetën kunatit e tij, dalin detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

policia vendngjarje

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti mes palëve, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar pak minuta më parë në Nikël. Mësohet se autorit është identifikuar si Eduart Afmataj. Ai ka vrarë kunatin e tij, Artur Çangu.

Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre. Ende nuk dihen shkaqet e sakta ndërsa vetë autori bëhet me dije se ka njoftuar policinë për krimin e rëndë që ka kryer.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

ne perditesim…

Published inBank

Comments are closed.