Skip to content

Dalin detajet e trishta, ky është Artur Çangu që iu mor jeta nga fqinji

 Personi në foto është shtetasi Artur Çangu, i cili mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri nga Eduart Ahmataj pasditen e sotme në Fushë Krujë.

Siç bëri me dije policia e Fushë-Krujës ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, pas një sherri mes tyre.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i shtrirë në tokë në kodrat e Niklës, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe i janë konstatuar shenja plumbash.

Autor i dyshuar për vrasjen është shtetasi Eduart Ahmataj, me të cilin viktima thuhet se ka pasur një konflikt edhe disa ditë më parë.

Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Published inBank

Comments are closed.