Skip to content

Vlonjatët vetëm divorcohen, kuksianët e dibranët tradicionalë! Fierakët rekord për martesa

Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë dallime të theksuara mes qarqeve të Shqipërisë sa i përket martesave dhe divorceve. Vlora kryeson për numrin e divorceve, me 21.2 të divorcuar për çdo 1,000 banorë, e ndjekur nga Gjirokastra me 18.7 dhe Berati me 16.9. Në vijim renditen Korça me 16.1 dhe Tirana me 15.7, duke treguar një përqendrim më të lartë të ndarjeve në këto zona.

Në anën tjetër, Kukësi rezulton qarku me nivelin më të ulët të divorceve në vend, me vetëm 5.8 për 1,000 banorë. Edhe Dibra dhe Lezha paraqesin nivele më të ulëta, përkatësisht 9.1 dhe 11.5, duke reflektuar një profil më konservator në raport me shpërbërjen e martesave krahasuar me pjesën tjetër të vendit.

Sa i përket martesave, Fieri mban vendin e parë me rreth 611 të martuar për 1,000 banorë, i ndjekur nga Gjirokastra, Vlora, Korça dhe Elbasani, ku mbi gjysma e popullsisë rezulton e martuar. Në të kundërt, Tirana ka normën më të ulët të të martuarve me 513 për 1,000 banorë, duke u dalluar si një qark me model familjar më pak tradicional dhe me peshë më të madhe të divorceve.

Published inBank

Comments are closed.