Rogerti dhe Brikena ishin dy banorët që mbrëmë gjatë Prime-t shkuan në studion e madhe të “Big Brother VIP 5” për të mësuar se cili prej tyre do të shkonte në finalen e madhe.
Ishte Rogerti ai që u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe sapo hyri në shtëpi, ai nisi duke bërtitur dhe duke debatuar me 3 finalistët e tjerë, Selin, Mateo dhe Miri.
Madje edhe ditën e sotme e ka nisur me debate me të gjithë, duke mos kursyer as Mirin, për të cilit thoshte se e kishte shok.
Në një moment ai e ka pyetur nëse ka tradhtuar bashkëshorten e tij dhe këngëtari i tha ‘jo’.
Pjesë nga debati:
Rogerti: A të bëj një pyetje?
Miri: Jo
Rogerti: A ia ke dredhur ndonjëherë gruas?
Miri: Jo
Rogerti: Nuk dukesh i besueshëm
Miri: Mendimi jot
Rogerti: Që je qejfli femrash e kemi pranuar
Miri: E ke pranuar ti
Mateo: Njëri qejfli femrash, tjetri denigrues i femrave.
Miri: Unë jam kavalier, jo qejfli.

Comments are closed.