Ilir Shqiri ka përjetuar një moment të veçantë gjatë spektaklit “Ferma VIP”, ku u surprizua me një video-mesazh nga bashkëshortja dhe vajza e tij. Mesazhi emocionues tërhoqi vëmendjen e publikut, jo vetëm për ndjenjat familjare, por edhe për praninë e partnerit të vajzës së tij në urim.
Pas transmetimit të videos, balerini u pyet nga bashkëfermerët për marrëdhënien me partnerin e vajzës. Ai u shpreh hapur dhe me humor, duke treguar se i riu jeton në të njëjtën shtëpi me familjen e tij.
“E kam në shtëpi. Kjo është gjëja më e bukur, më fantastike që mund të ekzistojë. I dashuri i vajzes qëndron në shtëpi me ne. Kemi një shtëpi që na e lejon që të kenë privatësinë e vet. Jam shumë i kënaqur që nuk e kam gocën në shtëpi tjetër dhe që e kam në kontroll këtë bandillin që me siguri po dëgjon, po nuk merr vesh asgjë. I kam thënë, nëse nuk mëson shqip, i kemi problem gjërat bashkë,” tha ai me batutë.

Comments are closed.