Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit, ku një grabitës është gjetur pa shenja jetë në një banesë ku thuhet se ai kishte hyrë për të grabitur.
Paraprakisht mësohet se shtetasi afro 40 vjeç, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjysma e trupit i ka ngecur në dritare.
Vëllai i pronarit të shtëpisë, Nikollaq Lule në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur se banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.
Ndërsa shtoi se fqinji i cili përkujdeset për banesën, ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
Trupi i viktimës është nisur menjëherë për në morgun e Fierit.
Deri më tani viktima mbetet i paidentifikuar, ndërsa autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje duke vijuar me zbardhjen e plotë të rastit.

Comments are closed.