Një aksident i rëndë është shënuar një ditë më parë në Devoll, ku një automjet me tre të rinj është përmbysur në mes të aksit rrugor Hoçisht-Gracë.
Burime për mediat bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit kishte humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti kishte përfunduar përmbys në rrugë dhe ishte përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht ndërhyrja e efektivëve dhe zjarrfikësve të Bashkisë së Devollit ka qenë e menjëhershme të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe nxjerrjen e tre të rinjve nga mjeti.
Menjëherë ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Comments are closed.