Skip to content

“Më fal o motra ime myslimane”, ish-banorja e BBV tregon të “fshehtat” e Tiranës: Ja çfarë më ndodhi me çunat në dhomat e zhveshjes

Tirana mori një fitore të rëndësishme me shifrat 3-1 përballë Egnatias në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa këto emocione i ka përjetuar edhe ish banorja e Big Brother VIP Albania 5, Armela Hyseni.

E ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në TopChannel, Armela ka treguar eksperiencën e saj në shkallët e stadiumit, teksa ka folur edhe për momentin kur u fut në dhomat e zhveshjes dhe “rrëmbeu” një fanellë të bardhebluve.

“Një nga eksperiencat më të bukura. Sa herë kam shkuar në stadium jam kënaqur shumë, por këtë herë jam kënaqur akoma më shumë. Luajta me futbollistët, tifozët po brohorisnin edhe për mua. Unë e kam vendosur që sa herë të iki në stadium, të marr nga një shoqe me vete. Kam dëgjuar që në stadium shajnë shumë, prandaj gocat nuk shkojnë.

Por burrat shqiptarë janë aq të edukuar, saqë në momentin që shohin vajza afër vetes, e mbajnë veten, kursehen. Patëm një rast kur ishim me Lorencin (Jeminin), një nga tifozët e Tiranës, në një moment u bë emocional, doli nga vetja dhe më pas më tha ‘Më fal motra ime myslimane’. Më kërkoi falje, shumë i edukuar.  

Është shumë e vështirë që ti të futesh te dhomat e zhveshjes dhe aq më pak të të japin bluzën, janë shumë përzgjedhës. Fola me kapitenin e Egnatias, doja një bluzë edhe atje, por mbase ishin pak të mërzitur dhe nuk doja t’i ngacmoja”, tha Armela.

Published inBank

Comments are closed.